Loading…

A do jetë Xavi trajneri i Barcelonës? Flet Laporta

  • 05/11/2021 | 23:17

A do jetë Xavi trajneri i Barcelonës? Flet Laporta

Xavi Hernandez më në fund pritet të zyrtarizohet si trajneri më i ri i klubit të Barcelonës.


Pas konfirmimit të klubit nga Katari, Al Sadd ku njoftoi se Xavi do të largohet zyrtarisht nga klubi, tani zyrtarizimi i tij tek Barcelona mund të bëhet nga çasti në çast.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tani veçse ka konfirmuar se Xavi do të jetë trajneri më i ri i klubit dhe se klubi është duke i kompletuar dokumenetet e kontratës.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta njofton: “Xavi do të jetë menaxheri ynë. Ai do t’i bashkohet Barçës si trajner i ri – ne jemi duke përgatitur dhe nënshkruar kontratat”, konfirmoi ai për ‘MundoDeportivo’, përcjell Fabrizio Romano.

Xavi do të nënshkruajë deri në qershor 2024.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë