Loading…

A do ta mbështes VV një mocion të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj? Flet Rexhep Selimi

  • 27/03/2018 | 17:56

A do ta mbështes VV një mocion të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj? Flet Rexhep Selimi

Lista Serbe ka dal sot nga Qeveria e Kosovës, në shenjë revolte për arrestimin e Marko Gjuriqit gjatë ditës së djeshme. Një gjendje e tillë nuk përjashton mundësin për inicimin e një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, duke pasur parasysh disponimin qe një kohë të gjatë të opozitës për rrëzimin e qeverisë.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se VV nuk do t’ia bëjë asnjëherë numrat Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, duke shtuar se Qeveria Haradinaj do të duhej të rrëzohej për shkaqe tjera e jo për shkak të kërkesës së Listës Serbe.

“Ne nuk mund të kërkojmë pse po dëshiron Lista Serbe ,ne kërkojmë shkarkimin e qeverisë për çështje të tjera. Vetëvendosje nuk ia bën numrat Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, ndoshta qeveria do të duhej të binte pas ratifikimit të demarkacionit. Kjo qeveri i ka pasur ditët e numëruara por nuk duket të bie për shkak të kërkesës së Listës Serbe”, ka thënë Selimi në KTV.

Kujtojmë se menjëherë pasi ishte themeluar Qeveria Haradinaj, opozita në krye me VV-në dhe LDK-në kishin paralajmëruar rrëzim të shpejtë të qeverisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë