Loading…

Vucic tallet kur u pyet për njohje të Kosovës

  • 14/07/2017 | 19:15

Vucic tallet kur u pyet për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u është përgjigjur sot komenteve të politikanëve të Kosovës, se Prishtina po përgatitet për fazën e fundit të dialogut dhe njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.


Ai gjatë një konference për media në Bruksel është përgjigjur ndaj interesimit të mediave, të cilat e kanë pyetur lidhur me deklaratat e Prishtinës zyrtare rreth njohjes reciproke, duke thënë se “çfarë do të bëjnë shqiptarët, të njohin Serbinë pa Kosovën”.

“Pyetja ime është çfarë do të bëjnë ata? Ta pranojnë Serbinë pa Kosovën? Të na ofrojnë këtë kënaqësi të madhe? Mund të qeshem me këtë. Çfarë të përgjigjem tjetër”, deklaroi Vucic.

Ai theksoi se “ekzistojnë gjëra”, të cilat shqiptarët e Kosovës “nuk mund t’i bëjnë” pa Serbinë, ndërsa Serbia e di “çfarë mund dhe çfarë nuk mundet”.

Vucic, pas diskutimeve me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, tha se është e qartë se i takon Serbisë që të përfundojë gjithë atë që mundet në kuadër të reformave, sundimit të ligjit, reformat kushtetuese, por sipas tij përfundimi i dialogut nuk varet vetëm nga Beogradi.

“Të gjitha këto mund t’i arrijmë, por na mbetet diçka që nuk varet nga ne, por edhe nga pala shqiptare në Kosovë”, ka porositur Vucic.

Ai ka përkujtuar se Serbia në bisedimet për anëtarësim me BE-në ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe të “rregullojë dhe gjenerojë” rrugën evropiane të Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë