Loading…

A do ta udhëheq Osmani seancën për krijimin e Qeverisë Hoti?

  • 03/06/2020 | 11:28

A do ta udhëheq Osmani seancën për krijimin e Qeverisë Hoti?

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani para pak çastesh ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nuk ka pranuar të thotë nëse do se a do ta udhëheqë apo jo seancën parlamentarë në të cilën pritet të votohet Qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin, shkruan Gazeta Metro.


Osmani ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes për qëndrimet e saj kontradiktore për arsye se dihet që kryeparlamentarja vjen nga LDK ndërsa ka kundërshtuar në vazhdimësi subjektin e saj politik.

Ndërsa është vënë në mëdyshje se o ta udhëheqë apo jo seancën në të cilin pritet të votohet Avdullah Hoti si kryeministër, me një qeveri që përbehet nga LDK-NISMA dhe pakicat.

Osmani nuk është ndalur para gazetarëve, ndërsa e pyetur rreth drejtimit të seancës, është shprehur shkurt “do ta shihni nëse do ta udhëheqë apo jo këtë seancë”

Seanca për krijimin e Qeverisë Hoti pritet të votohet në çdo çast./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë