Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro cash në banesë në Prishtinë, para këto që nuk figurojnë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Por, a do të hetohet ai për mosdeklarim të pasurisë?
Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se për rastin “vjedhje e rëndë” janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ndërsa në pyetjen nëse deputeti Shkreta do të hetohet për mosdeklarim të pasurisë, ajo tha se “nuk mund të japin informata shtesë”.