Loading…

A do të hiqen kamerat kineze që e ‘vëzhgojnë’ qeverinë?

  • 28/01/2022 | 23:00

A do të hiqen kamerat kineze që e ‘vëzhgojnë’ qeverinë?

Monitorojnë pjesën më të frekuentuar të kryeqytetit. Atë të shesheve në Prishtinë.


Kamera të prodhuesit kinez Hikvision janë të vendosura edhe në objektin e Ministrisë së Tregtisë.

Ndërsa ato të Dahua vëzhgojnë objektin kryesor të ekzekutivit kosovar, njofton Klan Kosova.

Por, këto dy firma janë në listën e zezë të Amerikës, meqë veprojnë në kundërshtim me politikën e jashtme të saj, andaj kompanive amerikane u është ndaluar të bëjnë biznes me to.

Megjithatë, importi i këtyre dy produkteve mund të mos lejohet më as në Kosovë.

Klani merr vesh se ato janë ndaluar në doganë, duke marrë parasysh vendimin e vitit 2021 të ish-kryeministrit Avdullah Hoti për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga ShBA-ja, OKB-ja dhe Bashkimi Evropian.

Për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Tregtisë kanë zhvilluar takime, të premten, me kompanitë kosovare që kanë përfaqësitë e këtyre produkteve.

Këtë Klanit ia konfirmoi pronari i kompanisë, ‘Professional Alarm’, Bahri Latifi, që ka përfaqësinë për shitjen e Hikvision, i cili tha se një ndalesë e tillë po aplikohet vetëm nga Kosova dhe se produktet e kësaj kompanie nga Kina shiten në krejt botën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë