Loading…

A do të jenë në favor për Kosovën emrat e rinj drejtues në BE

  • 04/07/2019 | 11:55

A do të jenë në favor për Kosovën emrat e rinj drejtues në BE

Emërimi i spanjollit Josep Borrell si i i ngarkuar për Politikën e Jashtme të BE shihet me skepticizëm në Prishtinë, ndërsa për Beogradin ai është një lajm i mirë. A do të ndryshojë diçka me ardhjen e tij, transmeton Gazeta Metro.


Kosova i mirëpret emrat e rinj që do të drejtojnë Bashkimin Evropian. Megjithatë që tani në Prishtinë shihet një lloj skepticizmi, sidomos për rolin që mund të ketë në dialogun Kosovë-Serbi, shefi i ri i diplomacisë evropiane, ministri i Jashtëm Spanjoll Josep Borrell, që pritet të konfirmohet nga Parlamenti  Evropian. Josep Borrell, 72 vjeç, pritet të rikthehet në krye të politikës së jashtme të BE-së, pasi ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri më 2007.

Shpresa se politika e BE ndaj Kosovës nuk ndryshon

“Ne besojmë se nuk varet nga origjina kombëtare roli që dikush do të luajë në Bashkimin Evropian dhe politika e jashtme e Bashkimit Evropian varet nga shtetet anëtare, nga të cilat shumica e kanë njohur Kosovën. Presim që ne të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet me BE edhe pse BE po kalon momente të vështira. Çelësi i marrëdhënieve tona mbetet liberalizimi i vizave, ku presim që BE të marrë vendimin, të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe procesi i zgjerimit të mos ndalet”, tha Pacolli.

Serbia e përshëndet ardhjen e Borrell

Në Serbi është pritur si lajm i mirë propozimi që ministri i Jashtëm i Spanjes Josep Borrell, të drejtojë diplomacinë evropiane e që rrjedhimisht do ta ndërmjetësojë edhe dialogun Kosovë-Serbi. Për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq “emërimi i spanjollit, Josep Borrell si përfaqësues i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë është një lajm i mirë për ne, por situata mbetet e vështirë. Nuk zgjidhet çështja e Kosovës me atë që keni një ose dy njerëz në anën tuaj”, deklaroi Vuçiq në  Beograd.

Shpresat tek Ursula von der Leyen

Me shpresa shihet ardhja e mundshme në krye të Komisionit Evropian, e një gjermaneje, Ursula von Der Leyen. Muja shprehet se ajo është një figurë shumë adekuate në këtë kohë. “Von Der Leyen është një nga figurat me adekuate në këtë kohë. Ajo e njeh mirë Kosovën dhe rëndësinë e aleancës Perëndimore. Roli i saj mund të jetë vendimtar për të siguruar një urë lidhëse në çarjen evidente transatlantike, e cila manifestohet edhe në Kosovë”, shprehet analisti Muja.

Bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së kanë nisur qysh në vitin 2011. Janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh por, shumica nga to kanë mbetur pa zbatim, vetëm në letër. Së fundi BE-ja dhe SHBA-së po kërkojnë një marrëveshje gjithpërfshirëse Kosovë-Serbi ligjërisht të obligueshme në mënyrë që të dyja vendet të normalizojnë raportet. Por taksa e vendosur  nga qeveria e Kosovës për produktet serbe, si kundërmasë e Prishtinës ndaj politikës agresive të Serbisë në raport me Kosovën ka bërë që dialogu të ndërpritet tash e më shumë se një vit./DW/gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë