Loading…

A do të jetë i pranishëm Thaçi në seancën për votimin e Qeverisë Hoti?

  • 03/06/2020 | 10:02

A do të jetë i pranishëm Thaçi në seancën për votimin e Qeverisë Hoti?

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka pranuar ftesë që të marrë pjesë në seancën e sotme të votimit të Qeverisë së Kosovës.


Burimet e IndeksOnline brenda Kuvendit të Kosovës kanë thënë se kryetarja Vjosa Osmani nuk i ka dërguar akoma ftesë presidentit për këtë seancë cila pritet të nis në orën 11:00.

Rikujtojmë se edhe në seancën kur është votuar qeveria Kurti, presidenti nuk kishte pranuar ftesë për të qenë i pranishëm.

Por në të kaluarën në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë