Loading…

A do të jetë Mourinho pasardhësi i Pochettinos në Tottenham?

  • 10/10/2019 | 20:49

A do të jetë Mourinho pasardhësi i Pochettinos në Tottenham?

Trajneri profesionist i futbollit, Jose Mourinho po vëzhgon nga afër situatën në Tottenham Hotspur teksa po kërkon një rrugë të re në menaxhim të kësaj skuadre, shkruan Gazeta Metro.


Portugezi ka qenë jashtë këtij profesioni që nga shkarkimi i tij nga Manchester United në dhjetor dhe ka punuar kryesisht si një ekspert televizioni.

Por Mourinho është duke pritur mundësinë e duhur dhe së shpejti mund të ketë një vend të lirë në Spurs që tani është me Mauricio Pochettino në krye.

Sipas mediave angleze, Pochettino gjatë pesë viteve në Spurs, kishte një përmirësim gradual që mund të matet me rezultate dhe me renditje në Premier Ligë, që vetëm tani në vitin e tij të pestë si menaxher, mund të vërehet ndryshimi.

Ndërsa, emërimi i Mourinhos si menaxher i këtij klubi vetëm se është paralajmëruar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë