Loading…

A do të ju pëlqejë ky detaj rreth iPhone 8? (Foto)

  • 13/11/2016 | 23:21

A do të ju pëlqejë ky detaj rreth iPhone 8? (Foto)
Ka kaluar një kohë e gjatë prej se kemi parë një ndryshim në formën e iPhone.
 iPhone 7 i lëshuar kohët e fundit është pothuajse i njëjtë me iPhone 6 dhe 6s, duke bërë që shumë njerëz ta quajnë atë “pajisje të mërzitshme”.

Pavarësisht përmirësimeve në performancë dhe jetëgjatësi të baterisë, duket se përdoruesit e Apple po dëshirojnë që të kenë në duart e tyre një iPhone më ndryshe edhe në pamje, transmeton Gazeta Express.

Dhe këtë dëshirë Apple pritet që t’ua plotësojë. Kompania po përgatitet për një version të veçantë të iPhone 8, i cili do të pësojë ndryshime radikale kur të lansohet më 2017.

Sipas raporteve të ndryshme online, iPhone 8 do të ketë ekran të lakuar në skaje. Gjithashtu, thuhet se iPhone 8 do ta ketë butonin kryesor të futur nën ekran, për ta bërë iPhone një celular me një ekran të plotë.

Ky është një koncept se si do të mund të duket iPhone 8:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë