Prishtina Weather, ka njoftuar se moti përgjatë ditëve të ardhshme do të jetë i ftohtë dhe i vranët, shkruan Gazeta Metro.
Pos kësaj, pritet që kohë pas kohe ka mundësi që do të ketë reshje të dobëta bore.
Njoftimi i plotë:
Mot i ftohtë dhe i vranët ditëve të ardhshme. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.
25.01.2023 – Mot i zymtë, kryesisht i vranët dhe i ftohtë parashihet deri në fundjavë mbi vend. Kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore, derisa viseve malore mund të jenë më të shumta. Nga dita e hënë do të ketë edhe intervale me diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme. Nga dita e shtunë me periudha më të gjata qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje në koncentrime, e indeksi do të kalojë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
26.01 – Kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta bore, apo të përziera me shi në pjesë më të ulëta të vendit.
27.01 – Ftohtë e kryesisht vranët. Herë pas here shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore.
28.01 – Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
29.01 – Ftohtë e me vransira.
30.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira. DItën edhe intervale me diell.
Temperaturat në rënie. Minimalet zbresin edhe në -2 e -4C, e ato maksimale në 0C e 1C.
Të enjte frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 6-12m/s, nga dita e premte verilindore, e në fundjavë e lehtë.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, e në fundjavë në rritje. /gazetametro.net