Bashkë me ekonomitë e vendit të tij, edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, po insiston jetësimin e idesë së “Ballkanit të Hapur”, por ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysaj, është treguar skeptik sa i përket jetësimit të kësaj nisme.
Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysaj, realizimin e këtij projekti po e sheh për momentin të paarritshëm.
Bile sipas tij ideja e Open Ballkanit e krijon një hendek edhe për dy shtetet shqiptare.
Hysaj, thotë se nuk është vetëm pala e Kosovës qe do ta sfidoje këtë ide të Serbisë e qe po përqafohet nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Për ish-diplomatin kosovar, kjo ide ka ardhur si alternativë e mungesës së seriozitetit nga evropianët. Kësaj ai i shton edhe dy faktor të tjerë.