Loading…

A do të kthehet në skenë Travis Scott pas tragjedisë në ‘Astroworld’

  • 28/01/2022 | 13:11

A do të kthehet në skenë Travis Scott pas tragjedisë në ‘Astroworld’

10 viktima u regjistruan nga koncerti famëkeq ‘Astroworld’ i reperit të njohur, Travis Scott vetëm dy muaj më parë. Që nga ai moment, Travis është tërhequr nga çdo koncert i mundshëm.


Mirëpo, së fundmi në rrjet po qarkullon një peticion i fansave të reperit, të cilët duan që Travis të ngjitet në skenën e festivalit “Coachella” vitin e ardhshëm.

Në peticion kërkohet që të rishikohet vendimi për Travis. Deri më tani janë mbledhur gati 70 mijë nënshkrime.

“Pasi Coachella hoqi padrejtësisht Travis Scott për Harry Styles, ata duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe ta ricaktojnë menjëherë”, shkruhet në peticion.
Fansat mendojnë se është padrejtësi që reperi mos të shfaqet në skenën e “Coachella”.

Gjithashtu, ata theksojnë se reperi nuk ka asnjë faj për tragjedinë që ndodhi në Hjuston, në koncertin e tij ku humbën jetën 10 persona e u plagosën shumë të tjerë.

Por, cili do të jetë vendimi i reperit pas ksaj tragjedie që tronditi botën? Travis ka zgjedhur të pushojë e të mos kthehet në tregun muzikor me asnjë projekt momentalisht.

Së shpejti, ai pritet të bëhet sërish baba, pasi partnerja e tij Kylie Jenner është shtatzënë.

Sa i takon karrierës së tij, ende nuk dihet se ç’mund të ndodhë me ‘fatin’ e Travis.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë