Loading…

A do të largohen Bale dhe Navas? Kjo është përgjigjja nga Zidane

  • 19/05/2019 | 17:00

A do të largohen Bale dhe Navas? Kjo është përgjigjja nga Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk e dinë ende nëse Keylor Navas dhe Gareth Bale do të largohen nga Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.


Real Madridi e mbylli sezoni në mënyrën me të keqe të mundshme, pa asnjë trofe të fituar dhe me humbje në ndeshjen e fundit nga Real Betisi në “Santiago Bernabeu”.

Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp Zidane u pyet edhe për të ardhmen e dyshes Navas e Bale.

“Navas dhe Bale? Nuk e di nëse ishte ndeshja e fundit për ta. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë. Sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime, por nuk do të ndryshojmë gjithë skuadrën” – ka deklaruar Zidane.

Keylor Navas dhe Gareth Bale janë dy ndër futbollistët që sipas të gjitha gjasave do të largohen nga “Los Blancos” gjatë afatit kalimtar të kësaj vere./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë