Loading…
A do të marrë vërejtje portieri Muriqi për daljet jashtë portës? – Flet Challandes
  • 11/06/2019 | 16:41

A do të marrë vërejtje portieri Muriqi për daljet jashtë portës? – Flet Challandes

Trajneri Bernard Challandes ka folur për portierin Arijanet Muriqi, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Bullgarinë.

Kosova këtë takim e fitoi me rezultat 3:2, e cila ishte fitorja e parë në një ndeshje kualifikuese të Evropianit, shkruan Insporti

Trajnerit Challandes iu përmend fakti se portieri Muriqi po bën dalje të shpeshta jashtë portës, dhe u pyet nëse portierit 20-vjeçar do t’i kërkohet të bëjë më shumë kujdes apo do t’i bëhet ndonjë vërejtje.

Challandes i doli në mbrojtje portierit të Man Cityt, dhe tha se ai do të marrë përgjegjësi për ndonjë gabim eventual të Muriqit.

“Portieri modern është e qartë se duhet të luajë mjaft mirë edhe me këmbë, duhet të jetë pjesë e ekipit”, tha Challandes.

“Ne jemi skuadër që tenton ta ndërtojë lojën e vet nga prapa, përkatësisht duke filluar nga portieri dhe kjo është mënyra jonë e lojës”, shtoi ai.

“Prandaj, unë e marr përgjegjësinë e një gabimi eventual që mund të sjellë një situatë e tillë por absolutisht se jo vërejtje për portierin”, përfundoi Challandes.

Daljet e Muriqit jashtë zonës së tij, janë vërejtur në veçanti në dy takimet e fundit, ndaj Malit të Zi e Bullgarisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë