Loading…
A do të ndikojë kthimi i kosovarëve nga Siria në procesin e vizave: Flasin analistët
  • 24/04/2019 | 22:06

A do të ndikojë kthimi i kosovarëve nga Siria në procesin e vizave: Flasin analistët

Pesë ditë më parë institucionet kosovare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare kthyen 110 qytetarë nga Siria në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Se a do të ndikojë negativisht apo pozitivisht tek Bashkimi Evropian, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kthimi i tyre në Kosovë, kanë folur për Gazetën Metro, analistët Imer Mushkolaj, dhe Ramush Tahiri.

Mushkolaj ka thënë se kthimi i kosovarëve nga Siria nuk mund të ndikojë në shtyerjëne procesit të liberalizimit të vizave, pasi kthimi i tyre është bërë në bashkëpunim me SHBA’në, dhe BE’në.

“Kosova ish dashtë me pasë qasje më profesionale karshi këtyre njerëzve, që kthimi i tyre me u konsideru si diçka normale, në mënyrë që ata të integrohen në shoqeri, dhe të dënohen ata të cilët kanë luftu për ISIS’in. Varët nga mënyra se si institucionet tona e trajtojmë rastin me personat e kthyer nga Siria, sepse ne nuk i kemi kthyer vetë këta, rolin kryesorë në kthimin e tyre e kanë pas ShBA-ja, pasi ata dolën me komunikatë menjëherë pasi u bë kthimi i tyre. Kështu që kthimin e 110 kosovarëve nga Siria, Kosova e ka marrë në koordinim me partnerët ndërkombërarë”, ka thënë Mushkolaj për Gazetën Metro.

Ndërsa analisti Ramush Tahiri ka thënë se shteti i Kosovës ka bërë punë të mirë me kthimin e qytetarëve të saj nga Siria, dhe se kthimi i tyre është mbështetur nga të gjitha shtetet.

“Shteti i Kosovës ka bërë punë të mirë dhe e ka pasë obligim me i kthy të gjithë qytetarët dhe shtetasit e sajë nga frontet e luftës kudo nëpër botë e veqanërisht e aktualisht qytetarët që kanë shkuar në ISIS. Kjo bëhet në bashkëpunim dhe koordinim me SHBA dhe me shtetet e tjera mike. Kthimi i 110 qytetarëve nga zona e luftës në Siri e Irak është mirëpritur dhe është mbështetur nga të gjitha shtetet. Kosova ka edhe ligjin për pjesëmarrjen në luftat e jashtme dhe ky ligjë po aplikohet dhe shtetasit e kthyer po trajtohen”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se kthimi i 110 kosovarëve nga Siria ndikon në pozitivisht në agjenden e integrimeve evropiane dhe liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Janë aktivizuar të gjitha ekipet për pranimin dhe risociizimin e qytetarëve konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. E gjithë kjo ndikon në autoritetin e shtetit të Kosovës në respektin dhe bashkëpunimin. Konkretisht kjo ndikon pozitivisht në agjenden e integrimeve evropiane dhe në liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Tahiri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë