Loading…

A do të rikthehet ‘Kafeneja e Jonë’: Këtë e tregon producenti Shkumbin Istrefi

  • 30/06/2020 | 09:53

A do të rikthehet ‘Kafeneja e Jonë’: Këtë e tregon producenti Shkumbin Istrefi

Aktori dhe producenti Shkumbin Istrefi, ka treguar se a është e mundur që të rikthehet seriali ‘Kafeneja e Jonë’. Sipas tij një serial i tillë është problem të rikthehet në ekranet e televizionit, pasi që financimi është problemi kryesor dhe vetëm me marketing shpenzimet e tij nuk mund të mbulohen, shkruan Gazeta Metro. 


Seriali ‘Kafeneja Jonë’ ka qenë njëri ndër serialet më të shikuara në Kosovë dhe jo vetëm.

Ky serial, ku producent ishte Shkumbin Istrefi, kishte filluar të shfaqej në vitin 2004 dhe duke dhënë kështu mbi 300 episoda.

Që disa muaj është folur edhe për një rikthim të këtij seriali, që edhe kishte ndodhur më herët por që nuk ishte vazhduar gjatë.

E për rikthimin e ‘Kafeneja Jonë’, ka folur pikërisht producenti, Shkumbin Istrefi, i cili ka bërë të ditur se është problem që tani për tani të rikthehet një serial i tillë.

”Një serial si ‘Kafeneja Jonë’ është problem të rikthehet pasi buxheti për to është i madh. Vetëm me anë të financave të marketingut një serial i tillë nuk mund të mbulohet dhe për këtë duhet edhe investime nga vet televizioni ku vendoset të shfaqet seriali”, ka thënë Istrefi.

Tutje ai ka thënë se nëse nuk bëhet i mundur rikthimi i serialit, atëherë ai si producent do mundohet që ta sjell një film ‘Kafeneja Jonë’ dhe për ta përmbyllur këtë serial edhe si projekt.

Më poshtë keni intervistën e tij dhënë për emisionin Natën me Fatmir Spahiu. /gazetametro.net

Natën me Fatmir Spahiun – Shkumbin Istrefi, Valon Asani & Rina Hapçiu 29.06.2020

Natën me Fatmir Spahiun – Shkumbin Istrefi, Valon Asani & Rina Hapçiu

Posted by RTK on Monday, 29 June 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë