Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Alexander Grushko tha se, Moska do të ndërmarrë veprime adekuate nëse Aleanca e Atlantikut të Veriut vendos forca bërthamore pranë kufijve të saj, transmeton Gazeta Metro.
Moska nuk ka synime armiqësore ndaj Finlandës dhe Suedisë dhe nuk sheh arsye “reale” për anëtarësimin e dy vendeve në NATO, shtoi Grushko.
Përvec luftës me Ukrainën e cila po zhvillohët momentalisht, Rusisë i ka dalë punë edhe me dy shtetet tjera nordike, Finlandën dhe Suedin, pasi që këto shtete bënë publike se së shpejti do të bëhen anëtare të forcës politike dhe ushtarake më të fortë në botë NATO.
Finlanda do të shpallë vendimin e saj për anëtarësim në NATO
Partia Social Demokratike e Finlandës e cila qeverisë me këtë vend pritet të shpallë mbështetjen për anëtarësimin në NATO.
Presidenti finlandez Sauli Niinist dhe kryeministrja Sanna Marin në fillim të kësaj jave mbështetën pranimin në NATO “pa vonesë”, duke thënë se kjo do të rriste sigurinë e vendit nordik, shkruan AJB.
Mbështetja e socialdemokratëve do të nënkuptonte se shumica e parlamentit finlandez është pro anëtarësimit në NATO, gjë që do t’i hapte rrugën kërkesës për kandidim në ditët në vijim./gazetametro.net