Loading…

A do t’ia lëshoj Llapi ndeshjen Feronikelit? Kjo është përgjigjja e Batatinës

  • 15/05/2019 | 14:05

A do t’ia lëshoj Llapi ndeshjen Feronikelit? Kjo është përgjigjja e Batatinës

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, ka hedhur poshtë mundësinë që ai të luajë me juniora ndaj Feronikelit, transmeton Gazeta Metro.


Sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të zhvillohet derbi i javës 31-të, mes Llapit dhe Feronikelit. Në njoftim e faqes zyrtare të Llapit në rrjetin social Facebook për ndeshjen e radhës, tifozët llapjanë kanë komentuar duke kërkuar që kjo ndeshje t’i lëshohet skuadrës së ‘Niklit’, në mënyrë që Prishtina të mos shpallet kampion.

Por, kjo duket se nuk do të ndodhë dhe Llapit do të luftojë për fitore deri në fundin e ndeshjes.

“Nuk është e vërtetë, janë spekulime. Do të luaj me formacionin më të mirë” – ka deklaruar Batatina për Olle.

Ndryshe, ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit zhvillohet sot me fillim prej orës 16:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë