Loading…

A do t’u duhet pasaporta e vaksinimit për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri?

  • 05/05/2021 | 16:26

A do t’u duhet pasaporta e vaksinimit për të kaluar pushimet e verës në Shqipëri?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht apo pengesë për ata që duan të vijnë për sezon turistik.


Pra çdo turist që do të dojë të kalojë pushimet në shtetin shqiptar, nuk është e domosdoshme pasaporta e vaksinimit.

Rama theksoi se po ndjek procesin e rezervimeve duke thënë se po rriten kërkesat vazhdimisht.

“Shqipëria nuk do të vendosë një kusht apo asnjë pengesë për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që siç e kam thënë më parë, duhet të jetë një sezon shumë më i lehtë se sa i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e rezervimeve dhe kërkesave që rriten vazhdimisht nga vendet e tjera për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Ne jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, e vaksinave të bëra. Do vazhdojmë me ritëm të lartë me vaksinimin. Objektivi është 1 milion, puna vazhdon intensivisht që Shqipëria të çlirohet nga ky makth i gjatë. Kapaciteti kryesor që ka të bëjë me turizmin, të përdoret sa më shumë këtë vit dhe më pas totalisht vitin e ardhshëm dhe në vijim”, tha Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë