KQZ është duke e mbajt mbledhje për certifikimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por, që nga fillimi kjo mbledhje është duke u shoqëruar me përplasje të herë pas hershme mes anëtarëve të VV-së, kryetares së KQZ-së, dhe anëtarëve të partive tjera.
Me një kërkesë të anëtarit të PDK-së dhe anëtarëve të tjerë që rekomandimin e ZRCPP-së, ta kenë dhe ta lexojnë që të konsultohen se çfarë vendimi të marrin, anëtari i VV-së, Alim Rama, ka thënë se duhet patjetër ta votojnë tani dhe të mos ndërprehet mbledhja.
Me këtë rast, kryetarja Daka, i ka thënë se anëtarët e tjerë kanë nevojë për ta parë dokumentin e plotë, derisa i ka thënë se ai nuk mund t’i shtyjë ata të votojnë me zor.
“A donë me i shty me votu me zor, nëse po urdhno. Të gjithë kanë të drejtë t’i shohin dokumentet, ta dinë se për çka po votojnë”, i ka thënë Daka.
Rama sërish ka vazhduar duke kërkuar që të vazhdojë mbledhja dhe të votohet propozimi i Zyrës së Regjistrimit e Certifikimit të Partive Politike.
Kujtojmë se ZRP ka rekomanduar që Albin Kurti dhe të tjerët të certifikohen dhe të kenë të drejtë të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.