Është hapur sërish debati për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, diku në qendër. Komuna e Prishtinës ka dhënë leje, por një peticion i nisur nga banorët e lagjës Dardania ka ndezur debatet.
Në peticionin ku po kundërshtohet ndërtimi i xhamisë, e ku bëjnë pjesë edhe një grup arkitektësh, thuhet se plani i xhamisë, nuk përshtatet me planin urbanistik të lagjes.
Cili është mendimi juaj? A duhet të ndërtohet në qendër kjo xhami?