Loading…

A e besoni dot? Ky shtet ndalon festimin e Shën Valentinit

  • 13/02/2017 | 18:50

A e besoni dot? Ky shtet ndalon festimin e Shën Valentinit

Një gjykatë në Islamabad të Pakistanit ka ndaluar festimet për Shën Valentin, në të gjitha vendet publike në këtë shtet.

Gjykata e Lartë e Islamabadit (IHC), ka urdhëruar që edhe mediat lokale të mos publikojnë asgjë që lidhet me këtë ditë.

Majid Bhatti, jurist në këtë gjykatë, ka konfirmuar se vendimi vlen për gjithë Pakistanin.

Shën Valentini raportohet se shkakton përçarje tek pakistanezët, ndërsa shumë prej tyre citojnë mësimet fetare.

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, vitin e kaluar urdhëroi njerëzit të mos e festonin Shën Valentinin, duke thënë se nuk është traditë myslimane, por është pjesë e traditës perëndimore.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë