Loading…

A e dini cila është e vërteta e kësaj fotografie?

  • 21/11/2020 | 09:42

A e dini cila është e vërteta e kësaj fotografie?

Kjo foto është shkrepur në vitin 2004 nga babai i protagonistes Zoe Roth. Në fakt prapa nuk po digjej një shkollë siç shkruhet nëpër ‘meme’ të ndryshme në rrjete sociale, por departamenti i zjarrfikësve po trajnohej, shkruan Gazeta Metro.


Zoe, tash 20 vjeçe ka treguar se çfarë qëndron pas kësaj fotografie të famshme:

“Babi im sapo kishte blerë një aparat fotografik, ne u afruam dhe menduam se ishte një zjarr i vërtetë, por pastaj pamë që zjarrfikësit nuk po bënin asgjë dhe kuptuam se shtëpia iu ishte dhënë atyre për një test. Unë nuk e dija se ishte një zjarr eksperimental dhe mbaj mend po shikoja përreth për të kuptuar çfarë po ndodhë. Babai im po fotografonte të gjithë ngjarjen dhe pastaj tha, ‘Është radha jote për të buzëqeshur’, kjo ishte arsyeja pse unë qesha, kjo ishte mënyra se si unë buzëqeshja atëherë”, shpjegoi Zoe Roth./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë