Loading…

A e dini se kjo bimë rikthen kujtesën

  • 23/03/2017 | 21:56

A e dini se kjo bimë rikthen kujtesën

Ajo është një bimë, e cila ka shumë përdorime në kuzhinë dhe është e njohur për vetitë e saj kuruese, andaj këshillohet të përdoret për shumë sëmundje. Një nga vetitë unike shëruese të saj është mbrojtja nga ankthet. Kjo edhe është arsyeja pse gjatë kohërave të lashta është vendosur nën jastëk.

Studimet kanë vërtetuar se rozmarina është e pasur me shumë acide natyrale, që luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë trurin. Ekzistojnë shumë studime, të cilat tregojnë se rozmarina ka shumë efekte shëruese, sidomos në përmirësimin e kujtesës. Studimi i përfunduar në universitetin në Nju Kasëll, ka prezantuar gjetjet dhe kanë thënë se aromat e vajrave esenciale në rozmarinë me të vërtetë kanë ndikim në përmirësimin e kujtesës.

Sipas Dr. Mark Moss, i cili kishte prezantuar gjetjet në konferencën e “British Psychology Society”, kishte theksuar se rozmarina dhe ndikimi i saj në kujtesë është i vërtetë.

Kjo jep mundësinë që njerëzit të funksionojnë mirë për çdo ditë, e kur është fjala për ta përshëndetur dikë për ditëlindje apo ndonjë ngjarje të vërtetë, nëse përdorni rozmarinën, këtë të jeni të sigurt se nuk do ta harroni. Disa nga kompozimet e rozmarinës në mënyre të suksesshme absorbohen përmes lëkurës, prandaj kjo bimë sugjerohet të përdoret përmes aromaterapisë, transmeton shije.al. Po ashtu, mendohet se edhe përdorimi i shampos me bazë rozmarinën ndikon pozitivisht në ruajtjen e kujtesës. Përveçse rozmarina përmirëson kujtesën, ajo lehtëson frymëmarrjen, punën e veshkave dhe tretjen, si dhe përshpejton metabolizmin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë