Loading…

A e dinit se dasmoret shqiptarë vriteshin mes veti po të të takoheshin

  • 24/02/2019 | 12:34

A e dinit se dasmoret shqiptarë vriteshin mes veti po të të takoheshin

Historia e varreve të krushqve është histori e njohur të shqiptarët dhe nuk gjendet  krahinë që nuk ka varre të krushqve, transmeton Gazeta Metro.


Para një shekulli e tutje, në rast se ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe krushqit të takoheshin ballë për ballë me njëri-tjetrin, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një përbuzje për fiset që lëshonin pe në këtë mes. Vetem fisi me i dobët lëshonte rrugë. Dhe kështu krushqit luftonin mes veti deri sa vriteshin të gjithë. Madje, kishte rast edhe nuset kur vritshin njëra tjetrën.

Kjo ishte arsyeja që dasmat bëheshin me marrëveshje të fshatit, pastaj edhe të fshatrave fqinje, ngase assesi nuk kanë dashur që krushqit të takoheshin.

Madje, edhe sot e kësaj dite krushqit thyejnë rrugën, ngase ka mbetur traditë e vjetër që thyerja rrugës së krushqve ishte respekt për palën tjetër që mos të takoheshin.

Këtë gjë u mundua ta rregullonte edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit që të evitonte masakrat mes dasmorëve.  Ku Krushqit që ishin nga një vend tjetër kishin përparësi.

“Krushku i vendit t’ia lëshojë udhën krushkut mik” (nyja 24).

Por, prap shumë pak kishte ndikuar që gjendja të përmirësohej.ndikimi nga jashtë e shuajti këtë traditë mizore./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë