Loading…
A e gjeni dot se kush është vogëlushja në fotografi?
  • 15/03/2019 | 13:17

A e gjeni dot se kush është vogëlushja në fotografi?

Arta Nitaj është njëra nga modelet më të përfolura në Kosovë. Çdo fotografi e saj në rrjetet sociale bëhet lajm i mediave rozë, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka publikuar një fotografi të 20 viteve më parë, duke u vonuar pak me sfidën që para një muaji u bë virale në Instagram. Aktorja e serialit “O sa mirë” Arta Nitaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga fëmijëria.

Në këtë imazh ajo duket më se simpatike, ndërsa s’duket të ketë qenë më shumë se dy vjeçare.

Nitaj nga kjo vogëlushe e lezetshme sot është shndërruar në një vajzë bukuroshe, e cila ka fituar zemrat e publikut me rolin e Xhesikës në komedinë televizive “O sa mirë”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë