Loading…
A e ka mashtruar Mira Markovic Slobodan Milosevicin me kolegun partiak
  • 15/04/2019 | 14:15

A e ka mashtruar Mira Markovic Slobodan Milosevicin me kolegun partiak

Duket se Mira Markovic nuk ka qenë në lidhje ideale me Slobodan Milosevicin dhe se e ka pasur një dashnor.

Slobodan Milosevic e Mira Markovic kanë filluar lidhjen e dashurisë qysh në ditët e shkollës së mesme. Mirëpo, duket se nuk ka qenë e tëra krejt ideale dhe ajo nuk i ka qëndruar besnike, transmeton Gazeta Metro.net.

Në fakt, kah fundi i të nëntëdhjetave janë shfaqur supozime se Mira ka një dashnor dhe se është në pyetje bashkëpunëtori i saj shumëvjeçar e kolegu partiak, Zoran Todorovic, i quajtur Kundak.

Ishte i rrezikshëm, i fuqishëm, i zi e markant, e kundërta e plotë, si për nga pamja, ashtu edhe për nga karakteri, e Slobodanit i saj, shkruan gazeta serbe “Kurir”.

Todorovic është vrarë në vitin 1997, para ndërtesës së Beopetrolit, ndërsa vrasja ka ndodhur në kohën kur Mira për shkak të promovimit të librit gjendej në Indi. Në letrën e lamtumirës, e cila është lexuar në varrimin e Kundakut shkruante:

“I dashur Zoran, kurrë nuk kam qenë më larg prej teje dhe kurrë nuk kam qenë më afër. Nga jugi i Indisë, nga Madrasi, nuk jam në gjendje të vi sot në Beograd dhe të përshëndetetm me ty për herë të fundit – unë, e cila plot 15 vite jam mikesha jote më e mirë. Por të dërgoj porosi nëpërmjet maleve e deteve – unë kurrë nuk do të ndahem prej teje”, thuhej në letrën, në të cilën e kishte nënshkruar në fund me “Mira e jote”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë