Loading…

A e ka njohur Xhamajka pavarësinë e Kosovës, tregon ministrja e Jashtme e këtij vendi

  • 21/02/2020 | 10:02

A e ka njohur Xhamajka pavarësinë e Kosovës, tregon ministrja e Jashtme e këtij vendi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith, ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën. Ajo është përgjigjur në njoftimin e Presidentit Thaçi ku ai kishte njoftuar për këtë lajm, transmeton Gazeta Metro.

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme Smith nuk ka shkruar më tepër se kaq në postimin e saj në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka e ka bërë të ditur më herët Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili tha se kjo u bë fal lobimit të SHBA’së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë