Loading…

A e keni kapur këtë moment: Shaqiri harron se është i shkurtër, tenton të kapet në transversalen e portës

  • 06/11/2021 | 16:41

A e keni kapur këtë moment: Shaqiri harron se është i shkurtër, tenton të kapet në transversalen e portës

Xherdan Shaqiri ka bërë karrierë në Stoke City dhe Liverpool në Ligën Premier, para se të largohej këtë vit te Lyoni.


Anësori shqiptar është vetëm 1.69 dhe shpesh ngacmohet për këtë gjë, por aftësitë e tij teknike shpesh herë e kanë kapërcyer këtë mangësi.

Të enjten mbrëma në Ligën e Evropës, mungesa e gjatësisë së Shaqirit shakoi një momentet paksa qesharak.

Shaqiri luajti 90 minuta ndërsa Lyon triumfoi 3-0 ndaj Sparta Pragës në ‘Parc Olympique Lyonnais’.

Por ai pa dashje u bë viral pasi humbi një mundësi të mirë në pjesën e dytë, ku gjuajtja e tij u ndal nga portieri Florin Nita.

Në shpejtësi e sipër Shaqiri u përpoq të kapej në traversë për të ndaluar hovin,  që të mos e qonte në rrjetë.

Por ky ishte një gabim i madh, pasi pavarësisht kërcimit të tij, Shaqiri nuk arriti të prekë as traversën dhe rënë në tokë dhe duke përfunduar në rrjetë.

Kjo gjë ka marr reagime të mëdha në rrjetet sociale, pasi shumë tifozëve iu është dukur qesharak ky moment.

https://twitter.com/armendazizi6/status/1457001257848221701?s=21

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë