Loading…

“A e përdorë me gojë shumë a?”, Veseli tregon detajet e kësaj fjalie

  • 27/04/2018 | 00:02

“A e përdorë me gojë shumë a?”, Veseli tregon detajet e kësaj fjalie

Disa ditë më parë në një seancë të Kuvendit të Kosovës pati një përplasje të ashpër ku u përdoren edhe disa fjalë ofenduese në mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputetës nga rradhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku. Veseli ka shpjeguar këtë duke e quajtur si deklaratë të rëndë.


Veseli ka shpjeguar për gjuhën ofenduese ndaj deputetës Millaku, ai tha se rasti i fundit me deputetën kishte qenë jo ashtu si është trajtuar nga mediat, shkruan gazetametro.net.

Deputetja Millaku ju kishte drejtuar Veselit se ai i kishte sharë deputetët e VV-së ditën kur votohej demarkacioni në Kuvend, ajo i kishte thënë se nuk e ka dëgjuar duke e sha se përndryshe “do t’ia fuste në gojë gazin lotsjellës”.

Veseli i pati replikuar Millakut me këto fjalë “A e përdorë me gojë shumë a?”, ai ka shpjeguar rëndësinë e kësaj gjuhe që kishte përdorurë atë ditë drejt deputetës, shkruan gazetametro.net.

“Kjo puna e gazit lotsjellës në gojë, ka qenë deklaratë e rëndë, që për besë nuk e kam pritur asnjëherë. Edhe e mendojsha gazin lotsjellës në gojë, po thosha vetë me vete, kah më kish dalë gazi pastaj”, deklaroi Veseli.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë personale me deputeten e VV’së, dhe se nuk kanë nevojë që të fyejnë njëri-tjetrin, shkruan gazetametro.net.

“Nuk kemi nevojë ta fyejmë njëri tjetrin. Kemi familjarë e njerëz që na dojnë”, deklaroi Veseli.

Por, gjatë seancës ai kishte pasur replika atë ditë me deputetën Millaku, Veseli thotë se janë situata që ndodhin në moment, dhe se nuk ka dëshirë të përdorë ghuhë fyese ndaj askujt.

“Janë situata që ndodhin në moment. As unë nuk kam dëshirë me përdor gjuhë fyese. Por, akuza të tilla të drejtpërdrejta, të cilat më pas dalin që s’janë të vërteta, nuk është mirë të bëhen në Kuvend. Nuk dua ta shajë askënd, as të më shajë dikush”, tha Veseli në Rubikon./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë