Loading…

A e përdori VV’ja për vota Murat Jasharin për president, e ndërron atë tani me Vjosa Osmanin

  • 14/01/2021 | 16:20

A e përdori VV’ja për vota Murat Jasharin për president, e ndërron atë tani me Vjosa Osmanin

Marrëveshja e cila u nënshkrua sot në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka si pikë të veçantë edhe çështjen e presidentit. Në konferencën për media është bërë e ditur se vet Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Më herët gjatë debatit për presidentin, Vetëvendosje dhe Albin Kurti kishin insistuar që pozita e presidentit nuk duhet të jetë figurë partiake, por duhet të jetë figurë që unifikon spektrin politik.

Si emër ishte përmendur Murat Jashari, i cili duket se tani më nuk e ka vëmendjen e VV’së, pasi sipas të gjitha gjasave emri tij është përdorur më shumë për elektorat.

Derisa sot në konferencë u nënshkruar marrëveshje për garim në një listë të përbashkët zgjedhore, në mes VV’së dhe Vjosa Osmanit, lideri i partisë lavdëroi Osmanin për punën e kryer si presidente në detyrë dhe u shpreh se ajo do të ishte kandidate e këtij koalicioni për presidente të vendit, gjë që efektivisht ia pamundëson kandidimin Murat Jasharit nga familja Jashari.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me emrin e këtij të fundit, vetëm se ai tani nuk mund të jetë kandidat potencial i propozuar nga VV.

Deri më tani kandidaturën hapur për pozitën e Presidentit e ka shpallur Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë