Loading…
A e përdorim me të vërtetë vetëm 10 për qind të trurit
  • 14/03/2019 | 11:32

A e përdorim me të vërtetë vetëm 10 për qind të trurit

William James në vitin 1970 në librin e tij shkroi se njerëzit përdorin vetëm një pjesë të vogël të burimeve të mundshme mendore dhe fizike, duke theksuar se vetë 10 për qind. Kjo është riintepretuar edhe nga Lowell Thomas në librin e tij “Si të fitojmë miq dhe pushtet” duke e përzier me idetë e tij duke shkruar  se një person normal zhvillon vetëm 10% të aftësive të tij latente (të fshehta) mendore”, trasnmeton Gazeta Metro.


Të dhënat e fundit tregojnë se truri e ka trefishuar madhësinë e tij origjinale gjatë 2 milionë viteve të evolucionit njerëzor. Truri merr 20% të energjive tona ditore. Po ashtu, ai është aq eficient, saqë ka giruse të evoluara që kanë rritur në mënyrë dramatike  volumin e tyre kortikal (volumin e sipërfaqes në kurriz të volumit total), krahasuar me speciet e tjera. Nëse ne përdorim 10% të trurit tonë, kjo do të thotë se ne po evolojmë në mënyrë efektive në drejtimin e kundërt – dhe madje, shumë shpejt.

Një mënyrë e provuar për të kuptuar se përdorim 10% të trurit tonë është përmes rezonancës magnetike dhe tomografisë së shpërndarjes së pozitronit, dy teknika imazherie që tregojnë fushat e aktivizimit të trurit në kohë reale. Studimet me teknikat e imazherisë na tregojnë se jo vetëm që përdoren shumë zona të trurit kur performohen detyra të ndryshme, por edhe se aktiviteti midis zonave është tepër dinamik.

Miti i 10 përqidnëshit është krijuar edhe nga diçka tjetër: pavarësisht se truri ka rreth 100 miliardë neurone, ky tip qelizash tejkalohet nga qelizat gliale. Ato janë përgjegjëse për ruajtjen e  homeostazës dhe largimin e sëmundjeve. Raporti i qelizave gliale me neuronet është 10 me 1.

Nëse rimendoni sesa veprime ijuduhet të kryeni teksa po lexoni këtë tekst, duke përdorur një numër shumë të madh muskujsh, atëherë mund edhe të rimendoni mitin e 10 përqindëshit të përdorimit të trurit.

Atëherë nëse ne e përdorim trurin vetëm 10%, imagjinoni sikur të mund të përdornim 100% të tij/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë