Loading…

A e shkarkoi Rikalo kryeshefin e granteve, se nuk i dha gruas së tij 400 mijë euro

  • Nga

  • 10/05/2018 | 18:59

A e shkarkoi Rikalo kryeshefin e granteve, se nuk i dha gruas së tij 400 mijë euro

Elhami Hajdari i cili është Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, është shkarkuar dy ditë më parë nga ministri serb në qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo. Njeriu kryesor që menaxhon rreth 25 milionë euro në vitë ka folur për Gazetën Metro, ku ka treguar se shkarkimi nga ministri nuk ka asnjë bazë ligjore dhe vjen pasi ai nuk përkrahu një projekt të gruas së ministrit Rikalo që kap vlerën prej 400 mijë euro.


Ndonëse partia e ministrit, Nenad Rikalo, ka vendosur ta braktisë Qeverinë, ka marrë vendim që ta pezullojë nga puna njeriun kryesor të agjencisë. Elhami Hajdari ka thënë se kjo vjen pasi nuk ka përkrahur një projekt të gruas së Rikalos, Biljana Rikalo e cila sipas tij dhe dokumenteve që ka siguruar Gazeta Metro, ka qenë përfituese e një projekti të zhvillimit rural.

Biljana Rikalo është përfaqësuese e kompanisë “Consept Pro”, e cila ka marrëveshje me kompaninë “Extra Frut Filings”, kjo e fundit kishte fituar një projekt të zhvillimit rural në vitin 2015, mirëpo kjo e fundit nuk e ka përfunduar projektin e fituar nga ministria përkatëse.

Hajdari ka thënë për Metro se kësaj kompanie i është kërkuar që të i kthej mjetet që ju kanë dhënë si avans dhe kompensim nga Ministria e Bujqësisë, pasi ajo kompani nuk e ka bërë implementimin e këtij projekti gjatë afatit kohorë dhe si e tillë procedura ka shkuar në gjykatë.

“Ky vendim i ministrit Rikalo, vjen pas mospërkrahjes së kompanisë Extra Frut Filings, që ka marrëveshje me gruan e Rikalos, Concept Pro – ku perfaqësues është gruaja e Rikalos – Biljana Rikalo, kompani e cila ka qenë përfituese për projekte të zhvillimit rural në vitin 2015, por që kompania i ka kaluar të gjitha afatet kohore për implementimin e projektit dhe duke u bazuar në Programin, Udhëzimin Administrativ dhe kontratën, kësaj kompanie iu është kërkuar kthimi i mjeteve avans të dhëna më herët dhe për moskthim brenda afateve ligjore është proceduar në gjykatë”, tha Hajdari.

Hajdari ka treguar se në Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përfituesit e mundshëm të projekteve për zhvillim rural kanë kohë që për 12 muaj të bëjnë zbatimin e projektit, nëse ky afat kohor nuk respektohet, ministria është e detyruar të kërkoj nga përfituesi apo kompania në këtë rast të rikthej të gjitha avanset dhe kompenzimet që ju kanë bërë.

Hajdari ka thënë për Metron se nuk ka asnjë bazë ligjore e pezullimit të tij nga puna, dhe ka thënë se këtë vendim nuk do të e respektoj, pasi vendimi për punë e ka nga Kryeministri i Kosovës.

“Vendimin për pezullimin e punës me pagesë nuk do e respektoj, duke u bazuar se Vendimin për punë e kam të nënshkruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovë. Asnjë vepër penale nuk e kam bërë dhe nuk jam në proces, kjo mund të vërtetohet edhe në organet e drejtësisë. Raportimet javore i kam bërë, kjo dëshmohet edhe me raportet, të cilat janë edhe në e-mail dhe në arkiven elektronike e po ashtu u jam përgjigjur të gjitha takimeve të thirrura nga ministri”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka thënë se ministri Rikalo ka bërë presion që të i paguhet shuma prej 400 mijë euro kompanisë e cila është përfaqësuese gruaja e tij.

“Vendimi i marrë nga Ministri Rikalo për superkontroll të kompanisë Extra Frut Filings(vendim që nuk ka të drejtë ligjore ta marrë ministri), përkundër informimit që i kam bërë, për të cilat kam dëshmi e-mailin e dërguar muaj më parë, ministri ka bërë presion që të bëhet pagesa për Extra Frut Filings, ku lënda për këtë kompani është në gjykatë dhe nuk kemi asnjë bazë ligjore për të bërë pagesë, pasi që ka kaluar të gjitha afatet kohore ligjore, e vlera e këtij projekti është afër 400,000.00 €uro”, ka thënë Hajdari, transmeton gazetametro.net.

Hajadari ka treguar se kompania “Extra Frut Filings” ka të lidhur një kontratë me gruan e ministrit Rikalo, ku lënda është në proces të hetimit nga Departamenti Special Anti-Korrupcion, Policia e Kosovës muaj më parë. Metro ka siguar disa fotot nga kontrata që ka Biljana Rikalo me këtë kompani.

Kryeshefi Hajdari gjithashtu ka thënë, se ka edhe shumë keqpërdorime të tjera si ajo në rastin për Masën Speciale për Veri, në vlerë prej 2,000,000.00€ dhe Masën për Zhvillim Rural me buxhet prej 5,000.000.00€, të cilat programe i kanë hartuar vet dhe në anën tjetër vet edhe janë implementues të programit, gjë që është në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-098 dhe Nr. 04/L-090./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë