Loading…

‘A është eksporti për mua’ po mbahet sot në Ferizaj

  • 30/11/2019 | 16:12

‘A është eksporti për mua’ po mbahet sot në Ferizaj

Barierat e të bërit biznes, përkrahje e ulët qeveritare dhe komunale, përfaqësim i dobët i odave afariste, rrjetizim i dobët mes shoqatave të grave, janë disa nga vështërsitë që kanë gratë për të bërë biznes në Kosovë, shkruan Gazeta Metro

Në Ferizaj sot po mbahet diskutimi i përbashkët mes grave në biznes dhe kompanisë “Sigma BMC” me temën “A është eksporti për mua” që ka për qëllim shkëmbimin e përvojave të grave në biznes, dhe ndihmën që ato duhet kërkuar për të qenë të suksesshme jo vetëm në tregun vendor, por dhe në tregun ndërkombëtarë.

Mejsere Hoxha drejtore e kompanisë “Sigma” BMC e ka menduar si ide që kompania e sajë të mësojë sa më shumë për barierat që kanë gratë në të bërit biznes, si dhe tu shpjegojë atyre se pamvarësisht që për eksportin ekzistojnë mite të ndryshme nuk don të thotë se është e pamundur që bizneset e vogla të eksportojnë produktet e tyre jasht vendit.

“Në Kosovë por edhe në vende tjera ekzistojnë mite se eksporti është proces i rëndë, mundësia është e vogël, eksport mund të bëjnë vetëm kompanitë e mëdha, por kjo nuk qëndron, sepse eksporti më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet nga prodhuesit e vegjël, të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk duhet të jesh kompani e madhe që të eksportosh, por e rëndësishme është që të hulumtohet dhe të gjenden blerësit potencial” thekson Hoxha

Nora Sadiku Dushi po ashtu nga kompania “Sigma BMC” thekson se është shumë i rëndësishëm eksporti për kompanitë nga Kosova, ajo theksoi se vendet e Bashkimit Europian janë shumë të interesuar të blejnë produkte nga jasht, andaj është e rëndësishme që bizneset sidomos bizneset e grave të hulumtojnë qoftë përmes kompanive direkt, qoftë përmes bashkëatdhetarëve të gjejnë tregjet e huaja.

“Ju si gra gjeni mundësitë për të depërtuar në tregjet jashtë Kosovës, shtetet e Europës janë të interesuar të blejnë produkte nga jasht, andaj hulumtoni të gjeni kontakte me bizneset jashtë vendit, qoftë në mënyrë direkte, qoftë përmes bashkëatdhetarëve tanë” theksoi Sadiku Dushi.

Porosia nga Kompania Sigma BMC për gratë në biznes ishte që ato duhet të fokusohen edhe në tregjet e huaja duke mos u kufizuar që produktet e tyre t’i shesin vetëm në tregun e Kosovës, sipas tyre gratë duhet të kërkojnë më shumë mundësi sidomos nga Odat ekonomike të antasohen në këto oda dhe përmes tyre t’i paraqesin kërkesat dhe barierat që ato kanë në të bërit biznes.

Ky diskutim u mundësua dhe u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë