Loading…

A është imuniteti i kopesë strategji efektive? Ja çka zbuluan studimet e fundit

  • 04/08/2020 | 21:16

A është imuniteti i kopesë strategji efektive? Ja çka zbuluan studimet e fundit

Studimet e publikuara rishtas në Angli, Spanjë dhe Suedi sugjerojnë se imuniteti i kopesë ndaj Covid-19 është jo përshtatshëm në afat shkurtër. Rënia e shpejtë e nivelit të antitrupave pas infektimit demonstroi në këto studime është indikacion se imuniteti mund të mos jetë afatgjatë, dhe se koncepti i imunitetit të kopesë në vetvete nuk është i arritshëm pa mbështetje shtesë në formën e vaksinave të rregullta dhe trajtimeve shtesë për të përforcuar reagimin e imunitetit, transmeton Gazeta Metro.


Argumentimi se imuniteti i kopesë natyrale do të zgjidhin krizën e pandemisë së koronavirusit mbështetet tek supozimi se shkalla e infektimit është e lartë dhe se antitrupat japin imunitet afatgjatë. Studimet në Europë sugjerojnë të kundërtën. Shkalla e infektimeve është më e ulët se që pritej ku virusi është menduar të jetë endemik, antitrupat zhduken më shpejtë, që sugjeron se imuniteti i kopesë është një rezultat pak i mundshëm.

Në një intervistë, Todd Ellerin, Drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse në South Shore Health tha se “ulja e infektimit ishte rezultat në shumicën e rasteve për shkak të ndryshimit të sjelljeve dhe jo imunitetit të kopesë. Distancimi fizik dhe mbajtja e maskave janë dy prej gjërave më të rëndësishme që kanë ndikuar, deri në një masë, por jo ku duhet të jemi, testimi, izolimi dhe hulumtimi. Epidemiologë specialistë se rreth 7 % të SHBA’së janë infektuar. Nuk është e qartë se mund të arrihet imunitet i kopesë ndaj Covid-19. Me linfluenza (gripi sezonal), ne nuk e kemi arritur imunitetin e kopesë; dhjetëra miliona ju bie. Të dhënat po na shqetësojnë se kjo do të hyj në rend me koronavirusët e tjerë të zakonshëm, ku zakonisht mendojmë të arrijmë imunitet ndoshta për 6 deri në 12 muaj, që kur e humbet përsëri infektoheni. Kjo është ende hipotezë, dhe na duhet kohë ta kuptojmë nëse do të shohim më shumë ri infektime.”

Studimi i Kings college në Londër gjeti se antitrupat zbresin në një shkallë konstante dhe të shpejtë, pa pasur parasysh intensitetin e infeksionit; që sugjeron se, edhe nëse një nivel i mjaftueshëm antitrupave arrihet gjatë vaksinimit, efektiviteti do të zbresë me kohë. Studimi gjeti se niveli i reagimit të antitrupave  ka korrelacion me ashpërsinë e infektimit, me arritjes së nivelit maksimal të antitrupave pas mesatarisht 23 ditëve. Më e rëndësishmja, rastet e lehta apo asimptomatike nuk kishin antitrupa të detektueshme  pas dy muajsh. Këto gjetje lë të kuptojnë, se edhe një vaksinë efektive kundër Covid-19 prodhohet, ajo ndoshta do të duhet të administrohet çdo vit apo në një interval kohor ende të caktuar për të ruajtur imunitetin.

Të dhënat e kohëve të fundit nga Suedia dhe Spanja i mbështesin këto supozime. Në Spanjë, përafërsisht 5 % e popullatës rezultoi pozitiv për virusin në një studim të 60 mijë njerëzve të zgjedhur rastësishëm, edhe pse Spanja ishte pikë e rrezikshme e Covid-19. Në Suedi, ku strategjia e imunitetit të kopesë po tentohet, vetëm 6.3 % e individëve rezultuan pozitiv për koronavirusin.

Në një opinion të publikuar në The New York Times, Dr. Akiko Iwasaki dhe Dr. Ruslan Medzhitov, të dy profesorë të imunologjisë në Universitetin e Yale, thonë se nivelet e zbritjes së antitrupave të Covid-19 pas infektimit akut mund të mos jenë indikacion i rënies së nivelit të imunitetit. Këta doktorë sugjerojnë se përqendrimi parësor në nivelin e antitrupave, siç bëjnë këto studime, është e gabuar.

Hemanath Nair, epidemiologe në Departamentin e Higjienës Shëndetësore dhe Mendore të New Yorlk, dhe hulumtuese e epidemisë së Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të SHBA’së tha se “studimet e kryera në popullatën e Diamond Princess, popullatë kjo e mbyllur pasi ishin në një anije, ku shkalla e vdekjes ishte rreth 1 %. Pa një vaksinë, nëse do të dilnim të gjithë, pa asnjë lloj të intervenimit jo farmaceutik, do të prisnim së paku atë proporcion të vdekjeve të njerëzve nga koronavirusi”.

Shkalla e mortalitetit nuk është zbritur në grup moshën mostër në studimin e Diamond Princess. Tani për tani, parashikimi më i mirë i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve e shkallës së mortalitetit nga infeksioni, që përfshin të gjitha grup moshat dhe rastet asimptomatike, është 0.65 %.

Sipas Klinikës Mayo dhe Universitetit Johns Hopkins, imuniteti i kopesë ndaj Covid-19 do të duhej që rreth 70 % të popullatës të zhvillonte antitrupa. Të dhënat nga Spanja dhe Suedia sugjerojnë se një popullatë e ekspozuar ndaj Covid-19 përmes strategjisë së rihapjes apo shpërthimit natyral ka pak gjasa të arrij as përafërt të arrijë as afër nivelin e infektimit të nevojshëm për zhvillim të imunitetit të kopesë. Kështu që, mbështetja vetëm në imunitetin natyral të kopesë ka pak gjasë se është një strategji efektive për zhdukjen e Covid-19./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë