Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se kjo e fundit po ndëshkon komunat me ndarjet buxhetore, shkruan Gazeta Metro.
Nga LDK’ja është thënë edhe se, përmes komunave po ndëshkohen qytetarët.
Komunikata e LDK’së:
Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023. Asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti.
Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë? /gazetametro.net