Loading…

A është në lidhje dhe a do të fejohet me Atdheun, deklarohet konkurrentja e ‘Për’puthen’

  • 25/12/2021 | 08:11

A është në lidhje dhe a do të fejohet me Atdheun, deklarohet konkurrentja e ‘Për’puthen’

Mbrëmë gjatë puntatës së “Për’puthen” u transmetua takimi i Efit me Samiun. Bruno ishte ai, i cili u përmend gjatë këtij takimi dhe i cili duket tepër i revoltuar në lidhje me Efin.


Ai i përmendi asaj, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë fotot e saj që qarkullojnë me Atdheun.

Bruno: Më vijnë mesazhe e gjëra, që nuk më pëlqejnë.

Efi: Ti duhet të më pyesësh mua nëse ke interes…

Bruno: Nuk më intereson. Po pse duhet të më vijnë?

Bora: Po ç’faj ka Efi se të vijnë ty mesazhe?

Bruno: Jo, jo ju s’po e kuptoni.

Efi: Meqënëse nuk të intereson, mos dëgjo, mbylli veshët, e vlerësoj Samiun dhe të tjerët që pyetën dhe nuk rrinë ta diskutojnë me njëri-tjetrin, se kjo gjë duhet diskutuar me mua, përderisa jam unë e përfshirë.

Arjani: Çfarë situate është kjo? Që Efi ka njohje jashtë.

Sami: Po, me një ish-konkurrent po kemi dhe miqësi se dhe unë kam miqësi me ish-konkurrent. S’ka ndonjë gjë.

Bora: Mund ta sqarosh, Efi.

Efi: Ajo çfarë ju keni parë ka qenë një rastësi. Para se të vija në Prime, kam qenë duke u veshur te dyqani dhe personi në fjalë ka qenë aty. Nuk e kam atë tipin t’i kthej njerëzve kurrizin kur më përshëndesin. Hera e parë që e takoj.

Atdheu gjithashtu ka thënë se Efin e ka thjesht shoqe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë