Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet , mirëpo nuk ka dhënë shumë detaje se cila ka qenë tema e bisedës, shkruan Gazeta Metro.
Kurti tha se e ka falënderuar Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA’ve për Kosovën në integrimin euroatlantik. Por pa treguar se cila ishte tema e kësaj bisede.
“Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheWJP Raporti i vitit 2022, Kosova duke u renditur si e para në ËB6 dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi Kurti.
Today I spoke w/ & thanked @CounselorDOS for 🇺🇸’s continued support for 🇽🇰’s Euro-Atlantic integration. As shown in @TheWJP 2022 report, ranking 🇽🇰 as 1st in WB6 & 2nd most improved globally, we again prove that rule of law goes hand in hand w/ peace, security & democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 27, 2022
Duhet theksuar se në Kosovë dhe Serbi çështjes së targave është kryetemë dhe zërat kanë filluar të ashpërsohen nga të dy palët.
Kryeministri Kurti vazhdon të këmbëngulë në datën 1 tetor dhe se nuk do të ketë shtyrje të vendimit për targa. Vetëm katër ditë kanë mbetur ndërsa Kurti ua bërë thirrje qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetërura t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës.
“I ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetërura t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, u shpreh Kurti nxitimthi duke hyrë në veturën e tij zyrtare, pas insistimit të gazetarëve, të enjten.
Në anën tjetër ‘Lista Serbe’ pas takimit që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vucic, kanë pohuar se do të ketë bllokim të rrugëve nëse do konfiskohen veturat e serbeve në veri.
Edhe Vucic ka qenë i ashpër sot pas takimit të Këshillit të Sigurisë, ai ka thënë se s’ka dorëzim.
“Përgjigjja ime është nuk ka dorëzim. Po e përsëris nuk ka dorëzim, doni edhe njëherë të them, s’ka dorëzim. KM mbetet”.
Kështu presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, foli të enjten pas takimit të Këshillit të Sigurisë së shtetit të tij në Beograd.
Amerikanët kanë qenë të zëshëm duke kërkuar shtyrjen e vendimit për konvertimin e targave.
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se ende nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës, ndaj kërkesës së ShBA-së për shtyrjen e afatit të vendimit për targa.
Ai ka thënë se pret nga pala kosovare përgjigje pozitive, dhe vendimi të shtyhet për dhjetë muaj.
Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Brukseli, të cilët po kërkojnë që të mos ketë tensionim të situatës. Lajçak ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të shtyjë vendimin për çështjen e riregjistrimit të targave në RKS.
Por Kurti ka qenë i prerë duke thënë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat e qytetarëve serbë të cilët shërbehen me tagrat e regjistruara të Serbisë.
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Milloshevicit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë Kurti dy ditë më parë./gazetametro.net