Loading…

A frikësoheni nga izolimi?, Kurti: I shqetësuar po, por kurrë i frikësuar

  • 31/05/2023 | 12:45

A frikësoheni nga izolimi?, Kurti: I shqetësuar po, por kurrë i frikësuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës, ndërsa ka folur në një panel edhe për situatën në veri, i cili u pyet edhe për frikën e një izolim të mundshëm të Kosovës pas qortimit amerikan, por ai tha se nuk frikësohet edhe pse është i shqetësuar, shkruan Gazeta Metro.


Kurti u pyet se a është i frikësuar për një izolim të Kosovës dhe suspendim të vizave pas deklaratave të fundit nga SHBA, ai ka thënë se nuk ndihet kurrë i frikësuar por se i brengosur gjatë gjithë kohës.

Kryeministri Kurti njihet për rimat e tij, e nuk i kanë munguar as në Forumin e Bratisllavës.

“Le të them se jam i shqetësuar pothuajse gjithë kohën, por kurrë i frikësuar. Sepse shkon me punën time, është përshkrimi i punës time: të mos jem i frikësuar, por të jem i shqetësuar”, tha Kurti

Ai ka vazhduar të thotë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk mund të tërhiqen nga objektet e komunave në veri.

“Nuk e dorëzojmë republikën. Nëse këta kryetarë nuk duhet të jenë nëpër komuna, kush duhet të jetë?”.

“Kosova ka 38 komuna dhe në secilën prej tyre qëndrojnë disa policë dhe është situatë normale. Sa të ka dhunë jashtë në katër komunave veriore, shumë dhe grafite me ‘Z’ që tregohet admirimi për Putinin dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë, duhet të jemi me njësi speciale nëpër komuna. Atje bëhen thirrje me ‘ubij-ubij’ që do të thotë ‘vriti-vriti’”, tha tutje Kurti./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë