Loading…

A i doli Kurti kundër Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e kritikuar para Parlamentit Europian marrëveshjen e Washingtonit

  • 29/04/2021 | 23:32

A i doli Kurti kundër Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e kritikuar para Parlamentit Europian marrëveshjen e Washingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot para Parlamentit Europian ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, me 4 shtator të nënshkruar nga ish-kryeminisri Avdullah Hoti, në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa të martën Departamenti i Shtetit Amerikan ka kërkuar që kjo marrëveshje të zbatohet nga Kosova, shkruan Gazeta Metro.


Kurti sot ka folur para Parlamenti Europian rreth temave të ndryshme, ndërsa i pyetur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington, ai ka hedhur kritika të ashpra rreth kësaj marrëveshje, duke thënë se ajo as nuk është menduar të implementiohet.

Duke folur me përçmim për marrëveshjen e Washingtonit, nga e cila ka rrjedhur edhe njohja nga Izraeli, Kurti  ka thënë se ‘nuk kam parë asnjëherë në jetën time një faqe e gjysmë zotime’.

“Nuk kam parë asnjëherë në jetën time një faqe e gjysmë zotime. Sikur të ndodhte që gjatë shkrimit të tyre dikush të thotë mos keni harruar edhe atë ose atë tjetrën. Nuk besoj që është menduar të implementohet, duhet ta shohim sidoqoftë si diçka pozitive”, tha Kurti para Parlamentit Europian.

Por jo më larg se dy ditë (të martën), zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA’ve, Ned Price ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Washington’it, e cili është nënshkruar në shtator të vitit 2020, e për të cilën, presidenti i SHBA’ve, Joe Biden, ka thënë se e mbështetë plotësisht.

Duhet theksuar se për Lëvizjen Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, kjo marrëveshje ishte e papranueshme, sidomos pika 7 e marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit./gazetametro.net

Para Parlamentit Europian, Kurti kritikon ashpër marrëveshjen e 4 shtatorit në SHBA

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë