Loading…

A i duhet Kosovës një Natasha Kandiq?

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 26/04/2020 | 15:25

A i duhet Kosovës një Natasha Kandiq?

Në Kosova ka përpjekje djallëzore për ta krijuar një mendësi e cila do ta njolloset luftën e UÇK-s, që kjo më pas të determinonte nevojën për një Natasha Kandiq e cila bashkë me UÇK-n do të demonizonte edhe ato forca politike dhe sidomos ata politikanë, të cilët janë të ndërlidhur me këtë luftë, vetëm e vetëm për t’i mundur politikisht.


Shkruan: Faton Abdullahu

A mund, a duhet dhe a ka sens ta kemi në Kosovë një si Natasha Kandiq siç e ka Serbia, grua e cila u bë e njohur sepse me guximin e saj dhe me punën e vazhdueshme me faktet e gjetura ka quar prapa grilave shumë bashkëkombës të saj që kanë kryer krime të ndryshe në Ballkan gjatë luftërave të fundit? Ajo është e respektuar dhe e përkrahur ndërkombëtarisht e shpërblyer gjithandej për guximin e saj, por e urryer nga shumica e serbëve dhe jo rrallë e kërcënuar. A i duhet dikush i tillë Kosovës ? Dikush që disi ngjashëm do të përpiqet ti fus në burg ata që janë fajtor për serbët e zhdukur në Kosovë gjatë luftës së fundit. Nëse nuk e bënë këtë Kosova a është rahat me veten e saj me të kaluarën dhe me vlerat e luftës së fundit? Disa e shohin këshilltarin e Kurtit, tani të shkarkuar, në këtë funksion. Në të vërtetë kjo nuk është vetëm qasje e tij. A kanë këta të drejtë në këtë qasje?

Që në Kosovë të ketë një si znj. NatashaKandiq, UÇK-ja do të duhej së pari të kualifikohej qysh moti nga bota perëndimore dhe jo vetëm, organizatë terroriste, e në anën tjetër Millosheviqi do të duhej të ishte në krye të një shteti demokratik. Pra këshilltari i Kurtit do të kishte të drejtë të fliste ashtu sikundër foli për UÇK-në, vetëm sikur UÇK-ja, të kishte synim  pastrimin etnik, por edhe të kishte vra me qindra mijëra civil të pafajshëm serb në Kosovë. Ai do të kishte të drejtë të fliste ashtu sikundër foli për UÇK-në vetëm sikur UÇK-ja të kishte kryer krime të menduara e të organizuara mirë, disi ngjashëm sikundër i ka bërë aparati ekstra mirë i organizuar i Serbisë.

Të kuptohemi, NatashaKandiq përkrahet nga evro-perëndimorët pa ndalshëm edhe për një arsye tjetër kruciale. Ajo përkrahet, sepse Serbia si shtet agresor që ka kryer krime, nuk ka ndryshuar as edhe sot shumë, në mendësinë e saj, kështu që Evropa dhe SHBA-t duke përkrahur kauzën e znj. Kandiq përkrahin demokratizimin e kësaj shoqërie me histori dhe aktualitet shumë të kriminalizuar. A do ta përkrahnin evro-perëndimorët një Natasha Kandiq në Kosovë ? Nuk ka gjasa, janë dy realitete krejt të kundërta. Ata që duan ta bëjnë të njëjtën në raport me UÇK-n, e këtu nuk është vetëm këshilltari i Kurtit, harrojnë se kjo nuk mund të ndodhë. E nëse ka përpjekje për tu instaluar, ata vetëm dalin në shërbim të një mendësie politike por edhe të agjenturave të huaja që duan të tërheqin paralele të tilla për ta dëmtuar në kurriz shtetndërtimin dhe demokratizimin e Kosovës deri në mosekzistim. Apo thënë ndryshe, në Kosova ka përpjekje djallëzore për ta krijuar një mendësi e cila do ta njolloset luftën e UÇK-s, që kjo më pas të determinonte nevojën për një Natasha Kandiq e cila bashkë me UÇK-n do të demonizonte edhe ato forca politike dhe sidomos ata politikanë, të cilët janë të ndërlidhur me këtë luftë, vetëm e vetëm për t’i mundur politikisht.

Përkundër të gjithave, dikush do të thotë po po, ama në Kosovë ka pasur serb të zhdukur gjatë luftës dhe dikush duhet të jap përgjegjësi, prandaj na duhet edhe neve një Natasha Kandiq. Edhe kjo në një mënyrë duhet të ndodhë, por assesi me një Natasha Kandiq, pra me qasjen si ajo që ka bërë në Serbi ndaj serbëve. Kjo duhet të ndodhë, në Kosovë, vrasësit duhet të zbulohen e dënohen pa dyshim. Por kjo duhet të bëhet në përpjesëtim të drejtë me luftën dhe kauzën e UCK-s, në përpjesëtim të drejtë me atë se kush luftoj për ta mbrojtur pragun e shtëpisë e kush vrau, plaçkiti, na hyri në shtëpia e na dhunoj, kush e bëri këtë me paramendim e shtet mirë të organizuar e kush u mbrojt me luftë të gueriles të sapokrijuar, dhe natyrisht edhe në përpjesëtim racional me të drejtat e njeriut për jetë.

Nëse është kështu, e nuk mund të jetë ndryshe, kjo qasje përjashton nevojën e çdo pasje në Kosovë të një znj. si Natasha Kandiq, përndryshe e pëson me të drejtë ashtu si këshilltari i Albin Kurtit.  E pëson me të drejtë sepse, ky nuk është angazhim për ta demokratizuar shoqërinë, përkundrazi, as të mbroj të drejtat e njeriut edhe kjo përkundrazi, kjo nuk duhet të jetë fushatë e projekt, sepse në këtë segment, jo vetëm që jemi moralisht dhe demokratikisht fitues të luftës, por edhe jemi të përkrahur gjithanshëm dhe pandalshëm nga mendësia monitoruese liberal-demokratike e cila rrjedhimisht i bije që mendon se Kosova nuk ka nevojë për Natasha Kandiq.

Krejt kjo nuk do të kuptohet krejt dhe drejtë, sikur të mos e theksojmë edhe atë se kjo qasje jo miqësore ndaj UÇK-së nuk është vetëm e një këshilltari politik. Atë e kemi dëgjuar edhe më të përpunuar, bile edhe në forma më të vrazhda për gjatë kohë. Kjo qasje zë fill dhe stërkeqet kur kemi të bëjmë me përpjekjen e papërmbajtur për të bërë luftë partiake politike në Kosovë. Kështu për t’i mundur politikisht atë që njihen si ‘krahu i luftës’ opozitarizmi partiak dhe jo vetëm kundër tyre shkon aq larg sa që edhe përpiqet t’i kontestoj dhe lecit edhe vlerat e luftës përkatësisht vetë UCK-në. Kjo duhet të ndalohet edhe me ligj, sepse me akt juridik duhet të mbrohet themeli shtetit të Kosovës. Përndryshe UCK për interesa nga më të ndryshme personale, klanore, e partiake do të sulmohet, ofendohet e dëmtohet deri në pamundësi riparimi.

(Autori është analist i njohur politik në vend dhe kjo kolumnë është shkruar enkas për Gazetën Metro)

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë