Loading…

‘A i ka pa kush opozitën?’, Pajazitaj: S’rrimë duarkryq, por s’do të veprojmë si VV’ja kur ishte opozitë

  • 31/05/2023 | 23:45

‘A i ka pa kush opozitën?’, Pajazitaj: S’rrimë duarkryq, por s’do të veprojmë si VV’ja kur ishte opozitë

Zenun Pajazitaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk përjashtojnë asnjë veprim politik si parti për të ndryshuar qasjen e Qeverisë Kurti në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas zhvillimeve në veri të vendit.


Në “DPT te Fidani”, Pajazitaj ka thënë se s’do të veprojnë ashtu siç ka vepruar Vetëvendosja sa ka qenë në opozitë, por se as nuk do të rrinë duarkryq, raporton Express.

“Nuk do të rrimë duarkryq, por kjo duke i shfrytëzuar mundësitë tona legale. Ne nuk do të veprojmë ashtu siç ka vepruar Vetëvendosja kur ka qenë në opozitë, por nuk përjashtohet asnjë veprim politik brenda dhe jashtë institucioneve në forma të ndryshme të aktivitetit për të parandaluar ose ndaluar veprimet që e çojnë dëm Kosovën. Krejt këto në kuadër të veprimeve politike”, ka thënë Pajazitaj.

Opozita politike kosovare është kritikuar jo rrallëherë në opinion publik për opozitarizëm të zbehtë. Shpesh madje kritikohet se rri anash me reagime të vakëta për kalkulime elektorale.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë