Loading…

A i kërkoj Gjermania Vucic’it që ta njoh Kosovën?

  • 15/04/2017 | 11:31

A i kërkoj Gjermania Vucic’it që ta njoh Kosovën?

Krahas aspektit të sigurisë, Kosova sërish është temë edhe e hapave diplomatikë . Kështu, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel nga Prishtina sërish ka dhënë mesazhin se vendi i tij pret normalizim të tërësishëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës bashkë me një marrëveshje detyruese.


Katër muaj pa dialog. Për herë të fundit Beogradi e Prishtina biseduan në dhjetor. Pas kësaj ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë dhe fushata presidenciale në Serbi.

Mjaft sa për t’u ndaluar çdo gjë. E pastaj përnjëherë mesazhi i Gjermanisë për Serbinë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën dhe bëjeni marrëveshjen detyruese. A është kjo thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës?,pyeten mediet në Serbi.

“Ky është mesazhi i Gabrielit: Urdhëroni e punoni. Në fakt ju po bëni sikur bisedoni që nga viti 2014. Nuk ka më dialog teknik. Po zhvillohet dialogu politik. Duhet emëruar negociatori politik, duhet bërë një ekip përreth presidentit i cili duhet të koordinohet me qeverinë e do t’i mbikëqyret bisedimet, ka thënë për b92 Dushna Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike.

Analisti politik Slobodan Antoniq thotë se supozohet se kjo marrëveshje do të ishte një lloj ujdie ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Marrëveshje me të cilën Beogradi nuk do t’i mundësonte Prishtinës të hyjë në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”, thotë Antoniq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë