Dje bota e futbollit u shokua dhe ishte në heshtje për 18 minuta. Futbollisti danez, Christian Eriksen kolapsoj në fushë pasi pati sulm kardiak.
Fatmirësisht, gjendja e danezit është stabilizuar tashmë.
Por, sulmi kardiak që pati dje, mund të ja ndaloj atij të luaj përsëri për skuadrën e Interit apo në Serie A.
Kardiologu i njohur britanik, Scot Murray në një prononcim për “Daily Mail” u shprehë se për Eriksenin më shumë gjasë ka përfunduar karriera në futboll.
Murray u shprehë se ligji italian ia ndalon njerëzve që kanë pasur sulme kardiake të bëhen pjesë e sportit.
“Ndoshta është fundi i karrierës së tij. Italianët ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj. Ata e kanë bërë atë për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga sulmet kardiake në sport nga mbi 3 përqind në më pak se një përqind”, u shprehë kardiologu i njohur.
Fal reagimit të shpejtë të kapitenit të Danimarkës, Simon Kjaer dhe të stafit mjekësor, Eriksen arriti të shpëtoj dje.