Loading…
A ia lëshoj Llapi ndeshjen Feronikelit? Këto janë situatat e dyshimta që ndodhën para dhe pas ndeshjes
  • 15/05/2019 | 18:27

A ia lëshoj Llapi ndeshjen Feronikelit? Këto janë situatat e dyshimta që ndodhën para dhe pas ndeshjes

Sot në Superligën e Kosovës në futboll u zhvillua java e 32-të, java e parafundit e sezonit 2018/19, transmeton Gazeta Metro.


Dy kandidatët për titull, Feronikeli dhe Prishtina arritën fitore, duke lënë kështu gjithçka të hapur për sa i përket titullit të kampionit. ‘Nikli’ shënoi fitore në derbin ndaj Llapit, kurse Prishtina mposhti Trepçën ’89.

Por, për derbin Llapi – Feronikeli, ka shumë nga ata që kanë hedhur dyshime se kjo ndeshje ishte e kurdisur. Llapianët po akuzohen se ia kanë lëshuar ndeshjen me qëllim Feronikelit, vetëm që mos t’i ndihmojë Prishtinës që të shpallen kampion.

Fillimisht ishin tifozët e klubit të Llapit që në njoftim e faqes zyrtare të Llapit në rrjetin social “Facebook” për ndeshjen e radhës, kanë komentuar duke kërkuar që kjo ndeshje t’i lëshohet skuadrës së ‘Niklit’, në mënyrë që Prishtina të mos shpallet kampion, shkruan Metro.

Më pas, ishte kompania e basteve “365” që e kishte hequr nga lista këtë ndeshje, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se kjo ndeshje ishte e kurdisur.

Sot, gjatë ndeshjes mes Llapit dhe Feronikelit të zhvilluar në “Zahir Pajaziti, kishte shumë nga tifozët vendas që e braktisën ndeshjen para kohe, madje ata hodhën edhe akuza në drejtim të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, duke e akuzuar se qëllimisht e ka lëshuar këtë ndeshje.

Por, para fillimit të kësaj ndeshje, Tahir Batatina kishte deklaruar se në fushë do të hyjë me formacionin më të mirë dhe se do të e kërkonin fitoren deri në fund.

LEXO EDHE: A do t’ia lëshoj Llapi ndeshjen Feronikelit? Kjo është përgjigjja e Batatinës

Ndryshe, fati i titullit të kampionit do të vendoset në javën e ardhshme dhe të fundit, ku në Drenas, Feronikeli e pret Prishtinën.

Momentalisht, Feronikeli është lider me 77 pikë, kurse Prishtina ndodhet në vendin e dytë me 75 pikë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë