Loading…

A ishte Avdullah Hoti në partinë e Bukoshit? Ky është sqarimi i LDK’së

  • 20/05/2017 | 15:12

A ishte Avdullah Hoti në partinë e Bukoshit? Ky është sqarimi i LDK’së

Lidhja Demokratik e Kosovës ka sqaruar se Avdullah Hoti, kandidat për Kryeministër, ka sqaruar se ai asnjëherë s’ishte pjesë e partive tjera. As e Partisë së Bujar Bukoshit.


LDK ka sqaruar se emri i publikuar në Partinë e Bukoshit është një Avdullah tjetër, një mjek, i cili ishte pjesë e PREK’ut, por jo kandidati për Kryeministër i kësaj partie.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë që lajmi se kinse kandidati i LDK-së për kryeministër, z.Avdullah Hoti ishte pjesë e partisë së z.Bujar Bukoshi, nuk është i vërtetë. Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se z. Avdullah Hoti aktivitetin e tij politik e ka filluar në vitin 2006, si pjesë e LDK-së, ndërsa personi për të cilin flitet e ka të njëjtin emër dhe mbiemër, por është tjetër dhe me profesion mjek. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga mediet që të jenë korrekte dhe që lajmet të verifikohen konform stndardeve më të larta të gazetarisë, sidomos në këtë fazë, kur po i afrohemi fushatë parazgjedhore”, thuhet në reagimin e LDK’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë