Loading…

A iu vardis Anton Çuni, Mustafës për ta futur në listën për deputetë

  • 10/05/2017 | 13:02

A iu vardis Anton Çuni, Mustafës për ta futur në listën për deputetë

Deputeti Anton Çuni, është njëri nga deputetët e LDK’së, i cili nuk e ka votuar liderin e tij të partisë Isa Mustafa, për t’u bërë kryeministër i vendit.


Ndërsa sot në ditën e cila po duket të jetë e fundit e qeverisë Mustafa, Çuni e lavdëroi atë për punën që e ka bërë.

Çuni tha se e din se kjo qeveri po rrëzohet, dhe për këtë tha ta ketë paralajmëruar kryeministrin Mustafa, se nuk duhet bërë koalicion me PDK’në.

Ai gjithashtu tregoi se edhe pse kishte planifikuar ta linte politikën, do të vazhdojë të qëndrojë ende.

Por, ndryshimi i qëndrimit të tij, nga kundërshtimi i zgjedhjes së Mustafës për kryeministër, dhe tani thurja lavde qeverisjes së tij, mund të shihet edhe si tentim për vardisje ndaj liderit të LDK’së që ta fus në listën për deputetë për zgjedhjet që pritet të shpallen për 11 qershor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë