Loading…

A janë këto fakte që 6 ‘gylenistët’ e deportuar nga Kosova në Turqi, janë maltretuar fizikisht

  • 30/03/2018 | 10:07

A janë këto fakte që 6 ‘gylenistët’ e deportuar nga Kosova në Turqi, janë maltretuar fizikisht

Edhe një ditë pas arrestimit dhe deportimit në Turqi, të 6 ‘kundërshtarëve’ të presidentit turk, Tayyip Erdogan nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI’në, nuk dihet se çfarë ndodhi e ku janë ata, përcjell Gazeta Metro.


Mëngjesin e hershëm të ditës së enjte, Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës kanë arrestuar gjashtë shtetas turk të cilët kishin leje qëndrimi në Kosovë. Kjo ngjarje ngjalli reagime dhe dyshime, për t’u komentuar pastaj tërë mbrëmjen e vazhduar edhe sot.

Të arrestuarit janë krerët dhe profesorët e “Gulistan” dhe kolegjit “Mehmet Akif”.

Krerët e lartë të shtetit reaguan disa orë pas zhvillimeve, duke thënë se nuk kanë qenë në dijeni për arrestimin e tyre, madje natën vonë kanë zhvilluar një mbledhje me zyrtarë të ndryshëm.

Ani pse nuk është e sigurt,  shteti turk dje gjatë ditës përmes agjenicisë së tij e ka konfirmuar arritjen në Turqi të tyre, duke i konsideruar si pjese të organizatës terroriste.

Gruaja e njërit prej të arrestuarve tha se policia pa ndonjë fletarrest ia vuri prangat Jusufit, burrit të saj.

Ajo ka thënë se gjatë arrestimit burrin ia maltretuan.

Por, në fotografitë që u janë bërë aty, vërehen disa shenja tek të gjithë që mund të jenë edhe fakte se ata janë maltretuar fizikisht.


Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Haradinaj do t’i shkarkojë disa nga zyrtarët e lartë shtetërorë.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, raportohet se mund të shkarkohen Flamur Sefaj ministër i Brendshëm, dhe Driton Gashi, shef i AKI-së.

Se do të ketë shkarkimi e ka konfirmuar edhe vet kryeministri Haradinaj pas përfundimit të mbledhjeve, pak para mesnatës./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë