AND-ja është substanca në të cilën mbarten informacione të koduara rreth trashëgimisë së çdo njeriu. Acidi dezoksiribonukleik i secilit njeri formohet duke marrë nga 50 % prej secilit prind dhe kjo vlen edhe për prindërit tanë.
Prandaj, është interesant të bëhen analiza dhe të kuptohen shumë fakte që mund të mos i kuptojmë gjatë gjithë jetës sonë, transmeton gaetametro.net
Në videon e mëposhtme disa njerëz të kombësive të ndryshme nga mbarë bota janë testuar për ta kuptuar nëse paraardhësit e tyre kanë qenë të nacionaliteteve të ndryshme. Rezultatet kanë qenë të habitshme, madje për dikë edhe shokuese.